Të mërkurën, rreth orës 17:45, është përfshirë nga zjarri një shtëpi në fshatin Çitak të komunës së Skenderajt.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike Ibush Hetemi, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për ta parë situatën së afërmi dhe për të biseduar për gjendjen e kësaj familje.
Shtëpia është në pronësi të, Florim Çitaku, shkaktari i zjarrit dyshohet të jetë faktori njeri.
Kujtojmë, që një shtëpi tjetër ishte djegur të dielën në mbrëmje po në këtë fshat.