Ministri Mustafa intensifikon realizimin e pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019

Përftimet nga zhvillimi i agroindustrisë

Pjesëmarrja e sektorit të bujqësisë në Bruto Prodhimin Vendor mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme. Sektori i bujqësisë luan rol dominues edhe në punësim. Nga regjistrimi i bujqësisë i vitit 2014,  llogaritet se në bujqësi janë të punësuar 86,620 persona me orar të plotë, prej të cilëve rreth 50% janë anëtarë të familjes që angazhohen në fermë, rrjedhimisht, ndryshe nga viti 2016, në vitin 2017 kishte rritje  për 4.2%. Në kuadër të aktiviteteve të bizneseve bujqësore apo agroindustrisë në vitin 2017,  qarkullim më të madh ka pasur në përpunimin e produkteve ushqimore, kjo vlerë e qarkullimit ka arritur në  227.4 milionë euro. Nga degët tjera të agroindustrisë, prodhimi i pijeve ka pasur qarkullim prej 95.7 milionë euro, i ndjekur nga prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbimet e lidhura me to, që në total kishin qarkullim prej 48 milionë euro. Me vlerë të përafërt të qarkullimit ishte edhe industria e drurit dhe produkteve të drurit me qarkullim vjetor prej 35.1 milionë euro. Gjatë viteve 2008-2016, në eksportin e përgjithshëm pjesëmarrja më e ulët ka qenë në vitin 2011 me 8.2 për qind, ndërsa pjesëmarrje më e lartë u arrit në vitin 2017 me 16.2 për qind. Në shkëmbimin tregtar të produkteve bujqësore, për vitet 2008-2017, vërehet se në vazhdimësi kemi një trend të lehtë të rritjes së eksportit. Rritje më e madhe e vlerës së eksportit të produkteve bujqësore ka qenë në vitin 2017, me 61.3 milionë euro, që është rritje e eksportit për 35.5 më shumë se në vitin 2016. Vlen të theksohet se vlera e eksportit në vendet e BE-së gjatë vitit 2017 ishte mbi 18.3 milionë euro, që në krahasim me vitin paraprak del të jetë 53.4 për qind më e lartë. Bujqësia dhe industria tradicionalisht janë konsideruar si dy sektorë të ndarë, si nga karakteristikat e tyre ashtu edhe nga roli i tyre në rritjen ekonomike. Një ndër sektorët që mund të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit socio-ekonomik në vitet e ardhshme vlerësohet të jetë bujqësia dhe industritë e lidhura me agro-përpunimin. Kështu, që si rezultat i mbështetjes financiare dhe zbatimit te politikave adekuate nga MBPZHR-ja, në vazhdimësi, kemi rritje të sipërfaqeve me kultura te ndryshme bujqësore, rrjedhimisht edhe rritje të prodhimtarisë, si në sektorin e hortikulturës ashtu edhe në atë të kulturave lavërtare. Vetëm në vitin e fundit krahasuar me vitin paraprak kemi psh. rritjen e sipërfaqeve me perime per rreth 2.1% ne raport me vitin paraprak apo 169 ha, si dhe ngritjen e me serra te reja per rreth 20% ne raport me vitin paraprak, gjithashtu edhe sipërfaqet me pemishte të raja kanë pasur një ngritje prej 13.6% apo ngritja e rreth apo 754 ha pemishte të reja. Sektori i vreshtave është rritë gjithashtu me 2.8% krahasuar me vitin paraprak. E kështu me radhë. Gjithashtu, edhe nëse krahasojmë numrin e përfituesve nga grantet investive, këtë vit kemi rritjen e numrit të përfituesve për rreth 70% krahasuar me vitin paraprak, ky njëherë mund të llogaritet si viti më i suksesshëm në zbatimin e programit për bujqësi dhe zhvillim rural, si në numrin e përfituesve, si në kualitetin e projekteve dhe përzgjedhjen e tyre. Shprehur ndryshe, këtë vit janë mbështetur të gjitha kategoritë e fermave duke filluar nga fermat e vogla, fermat fillestare, fermat e mesme të orientuara nga tregu dhe fermat e mëdha dhe kompanitë përpunuese. Në total janë mbështetur mbi 20 kompani agropërpunuese në sektorin e pemëve dhe perimeve, qumështit, mishit dhe verës. Po ashtu, janë mbështetur edhe ndërtimi i depove ruajtëse edhe në nivel të fermës dhe në nivel regjionesh, si asnjëherë më parë. Marrë në përgjithësi trendi i zhvillimit të sektorit të bujqësisë është pozitiv dhe kemi një lëvizje të ngadaltë, por të sigurt të ndryshimeve strukturore në këtë sektor, pasi që kemi ulje të sipërfaqeve me drithëra për rreth 10-13% dhe shtim të sipërfaqeve në sektorin e hortikulturës per 13-20%, kultura këto që kanë avantazhe krahasuese dhe potencial për eksport. Si edhe në vendet tjera edhe në Kosovë zhvillimit të agriondustrisë i është dhënë vëmendje e veçantë përmes Politikave Programore të zhvillimit, duke e konsideruar si një sektor të industrisë që gjeneron vende pune, ku një numër i madh njerëzish varen drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte për mirëqenien e tyre. Kjo vlen sidomos për vendin tonë ku në degët tjera të industrisë duhet bëhen shumë investime per revitalizimin e tyre. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes subvencioneve dhe granteve ka për qëllim që të ngrisë kualitetin e prodhimeve bujqësore, rritjen e prodhimtarisë dhe tregut, të reduktoj importin nga i cili ndikohen edhe çmimet e prodhimeve vendore. Duke investuar në zhvillimin e agroindustrisë nuk rriten vetëm të ardhurat e fermerëve, por gjithashtu krijohen mundësi të reja punësimi në zonat rurale. Për këtë arsye janë bërë avancime të shumta në teknologjinë e industrisë agroushqimore, meqenëse teknologjitë e vjetra nuk kanë mundur të përdorën për shkak të shkatërrimit të tyre gjatë luftës por edhe për arsye të vjetrimit të tyre. Bazuar në të dhënat e ASK-së shohim se, duke filluar nga viti 2012 deri në vitin 2014 mesatarja e pjesëmarrjes së aktiviteteve bujqësore të regjistruara në regjistrin e biznesit ndaj aktiviteteve tjera ishte 7.6%. Filluar nga viti 2015, kemi një rritje prej 9.6%, pasuar me rritje të pjesëmarrjes në 10.4% në vitin 2016. Ndërsa në vitin 2017 kjo pjesëmarrje ishte 8.9%, një rritje e tillë i atribuohet mbështetjes financiare qe po ofrohet nga MBPZHR përmes zbatimit të kësaj mase strukturore. Sa i përket rritjes së numrit të aktiviteteve në bujqësi rritje më e hovshme ka qenë në vitin 2015, me 945 aktivitete bujqësore apo 40.2% me shumë se sa në vitin 2014, duke vazhduar me rritje në vitin 2016 në 1,090 aktivitete, apo 15.3% më tepër se sa në vitin 2015. Ndërsa në vitin 2017 kishte 268 biznese më pak në krahasim me vitin 2016 apo rënie prej 24.6%. Bazuar në të dhënat që merren nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, agrobizneset kanë shënuar rritje nga viti në vit. Nga viti 2011-2016, mesatarisht për këto vite qarkullimi i përgjithshëm ka qenë 307 milionë euro, duke vazhduar me rritje prej 19.9% në vitin 2017, krahasuar me mesataren e gjashtë viteve (2011-2016).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …