leoni

Përfundoi dezinsektimi kundër rriqrave në Lladroc

Ka përfunduar dezinsektimi kundër rriqrave, ne fshatin Lladroc të komunës së Malishevës. Kjo fushatë e dezinsektimit, është duke u kryer në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e EHKK, ndërsa rriqrat janë bartës të virusit dhe kjo është arsyeja e dezinsektimit. Paraprakisht, dezinsektimi është kryer në Carrallukë dhe Shkarashnik, ndërsa nesër pritet të bëhet dezinsektimi në fshatin Senik.

Dezinsektimi, kryhet nga një kompani e caktuar nga Ministria e Bujqësisë, ndërsa monitorimin e kësaj fushate të dezinsektimit, janë duke e bërë zyrtarët komunal të Malishevës. Për këtë qëllim, edhe këtë fushatë të spërkatjes të zonave endemike, e ka përcjellë nga afër drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, kurse në monitorim të vazhdueshëm, është edhe Halit Mazreku, zyrtar në drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas të dhënave në terren, qytetarët janë të kënaqur me mënyrën e realizimit të dezisnektimit dhe nuk është shënuar asnjë problem.

Zyrtarët komunal të Malishevës, ju bëjnë thirrje qytetarëve për bashkëpunim gjatë kësaj fushate të dezinsektimit, ndërsa lusin bletarët, që të bëjnë kujdes të shtuar për bletët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …