Përfundoi greva e punonjësve të Kompanisë “Pastërtia” në Ferizaj

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se pas takimit të zhvilluar nga menaxhmenti i KRM “Pastërtia” me Këshillin Grevist, u arrit dakordimi për përfundimin e grevës së punonjësve të KRM “Pastërtia”. Komuna e Ferizajt ka qenë, mbetet e do të vazhdoj të mbetet mbështetëse në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore operuese e rritjen e mirëqenies së punëtorëve të KRM “Pastërtia”, e dëshmuar kjo edhe me investimet e bëra ndër vite në furnizimin me makineri operuese si dhe mbështetjen me punë kontraktuale për KRM “Pastërtia”. Që nga dita e parë e grevës, Komuna është deklaruar e gatshme për dialog me këshillin grevist në suaza ligjore, për të cilën kemi zhvilluar disa takime, gjithnjë në mbështetje e duke bashkëndjerë me punëtorët. Ekipet e pastrimit aktualisht po lëvizin në terren, ashtu që të përmirësohet shkalla e grumbullimit të mbeturinave në qytet e fshatra.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …