Përfundoi mbledhja e dymbëdhjetë e rregullt e Kuvendit komunal të Rahovecit, e fundit për këtë vit  

Udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit të komunës së Rahovecit Defrim Kafexhiu, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Të pranishëm në seancë përveç anëtarëve të kuvendit, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smal Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale. Para fillimit të shqyrtimit dhe aprovimit të rendit të ditës, kryesuesi fillimisht theksoi që pas dorëheqjes së kuvendares nga radhët e AAK-së znj.Besmire Bytyqi, kuvendit komunal do t’i shtohet një anëtare e re në radhët e grupit të AAK-së, ajo është znj.Dafina Gashi. E njëjta e lexoi deklaratën e betimit solemn dhe u shpreh mjaftë e kënaqur që po bashkohet me të gjithë kuvendarët, për të kontribuar në interes të qytetarëve të komunës së Rahovecit.

Rendi i ditës kishte 18 pika:

1• Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2• Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

3• Shqyrtimi i raportit mbi realizimin e planit për vitin 2022 si dhe informatë mbi Planin Vjetor të Prokurimit Publik;

4• Shqyrtimi i raportit të punës kryetarit të komunës për vitin 2022;

5• Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për Planin e Punës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2023;

6• Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për Planin e Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2023;

7• Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për Planin e Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi;

8• Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për Planin e Vlerësimit të Rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera;

9• Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për Planin e Transportit Rrugor 2022-2027;

10• Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për planin e Mobilitetit Urban 2022-2027;

11• Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2023;

12• Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e simbolit perkujtimor të gjenocidit në Kosove;

13• Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 nr.263/22 i datës 25.01.2022 për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;

14• Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen në interes të përgjithshëm të parcelës P-01041-1 në Xërxë;

15• Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 nr.338/22 i datës 29.06.2022 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër;

16• Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 nr.341/22 i datës 29.06.2022 për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;

17• Shqyrtimi dhe miratimi i raportit mbi regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve në amvisëri, ekonomi familjare dhe biznese, të shkaktuara nga vërshimet e shiut 17.09.2022;

18• Informatë rreth gjendjes në terren pas të reshurave të fundit në territorin e komunës së Rahovecit.

Fillimisht me kërkesë të kuvendarit Burim Krasniqi, pika 9 dhe 10, u votuan për tu tërhequr-bartur për seancën e ardhshme. Votimi ishte 14 vota “për” dhe 13 kundër, (nga 27 kuvendarë të pranishëm).

Më vonë, gjatë diskutimeve, pyetjeve dhe përgjigjeve të kuvendarëve, me kërkesë të kuvendarit Hasan Përboqi, të njëjtat pika (9 dhe 10) u rikthyen në rend dite për shkak të rëndësisë dhe afateve ligjore që e kanë këto dy dokumente, me 16 vota “për”, (nga 22 kuvendarë të pranishëm).

Propozimi i Sekretarisë së Kuvendit rreth procesverbaleve, që tani e tutje të bëhet vetëm nxjerrja e thelbit dhe propozimeve, kaloi tutje me shumicë unanime.

Shtesë ishin dy pika:

  • Plotësim-ndryshimi i vendimit 01 Nr.264/22 i datës 25.01.2022 për themelimin e Komitetit për Komunitete.

  • Plotësim-ndryshimin e vendimit Nr.392/22 i datës 25.11.2022 për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.

Seanca ishte konstruktive dhe të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …