Udhëhequr nga Kryesuesi Defrim Kafexhiu, sot, është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja ishte si zakonisht konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u proceduan këto pika:
-
Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB)- 2024-2026;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve nga viti 2022 në vitin 2023;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-00386-1, ZK- Pastaselë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes te përgjithshëm publik, P-00364-0, ZK- Polluzhë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-01031-0, ZK-Polluzhë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-00331-0, ZK- Mrasor;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-01987-0, ZK-Opterushë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-00050-0 ZK-Opterushë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik, P-01015-12 ZK-Xërxë;
-
Shqyrtimi i raportit të komisionit për zgjedhjen e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane;
-
Shqyrtimi i Informatës nga Drejtoria për Shërbimet Publike;
Në mbledhje e sotme ishin 3 pika shtesë, të njëjtat u votuan unanimisht për t’u proceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:
-
1. Raporti 6 mujor i punës së kryetarit;
-
2. Shfuqizimi i vendimit Nr. 63/23 për vënien në mbrojtje të “Kanionit të Drinit të Bardhë”;
-
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik, P- 01313-3, ZK- Rahovec.