Udhëhequr nga Kryesuesi Defrim Kafexhiu, sot, është mbajtur mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u proceduan këto pika:
-
Shqyrtimi i propozimvendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P- 71510057-02240-1, zona kadastrale – Rahovec;
-
Shqyrtimi i propozimvendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2022 në 2023;
-
Shqyrtimi i plotësim ndryshimit të vendimit 01Nr 352/3 i datës 09.04.1986 mbi rivlerësimin dhe rikategorizimin e zonës së mbrojtur të “Kanioni i Drinit të Bardhë”;
-
Shqyrtimi i raportit tre – mujor financiar, janar – mars 2023;
-
Shqyrtimi i raportit financiar buxhetor i NPL – Stacioni i Autobusëve – Rahovec;
-
Shqyrtimi i raportit të punës tre – mujore të KRM – Ekoregjionit;
-
Shqyrtimi i planit komunal të veprimit për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Rahovecit;