Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2024 në komunën e Rahovecit. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe dinamike, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:
-
Shqyrtimi i vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim në Komunën e Rahovecit;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, P- 71510057-01643-1, zk -Rahovec;
-
Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P- 71510057-01643-1, zk – Rahovec;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës – hapësirën e objektit të QKMF-së për shfrytëzim Ministrisë së Shëndetësisë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e “Muzeut të Masakrës” në Krushë të Madhe;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-01469-1, zk – Rahovec;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, P- 71510069-01505-0, zk – Retijë;
-
Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/es dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (IEAAP);
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, kryesuesi i njoftoi anëtarët e komitetit që edhe këto pika (2) do të jenë në rend dite për mbledhjen e rregullt të kuvendit
-
Raporti financiar janar – mars 2024;
-
Informatë mbi implementimin e projektit të mirëmbajtjes dimërore dhe verore të rrugëve në Komunën e Rahovecit.