Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit të komunës së Rahovecit Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e dhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u proceduan këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i Raportit Financiar janar – shtator 2023;
-
Shqyrtimi vendimit për Draft – planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) 2023 – 2031;
-
Shqyrtimi i propozimi-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-00239-0, në zonën kadastrale Bërnjak;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-00236-0, në zonën kadastrale Bërnjak
Në mbledhjen e sotme ishte një pikë shtesë, e njëjta u votua unanimisht për t’u proceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:
-
1. Vendim për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.29/23 i datës 28.02.2023 për dhënien e pronës në shfrytëzim afatshkurtër.