Përfundoi mbledhja e KPF-së në Rahovec e pesta për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi i kuvendit komunal të Rahovecit, Defrim Kafexhiu, është mbajtur mbledhja e pestë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishte edhe Nënkryetari  Fatmir Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja ishte efikase, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT u ceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës P- 71510069-01910-6, në zonën kadastrale – Retijë;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 71510069-01910-6, në zonën kadastrale – Retijë;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës P- 71510002-01002-0, në zonën kadastrale – Bellacërkë;

  4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 71510002-01002-0, në zonën kadastrale – Bellacërkë;

  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-7151057-02240-1, në zonën kadastrale – Rahovec;

  6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për shpronësimin e pronës së paluajtshme P-71510052-00363-0, zona kadastrale – Mrasor;

Si pikë shtesë ishte,

* Informatë mbi qarkoren e parë buxhetore 2024-2026.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …