Përfundoi mbledhja e njëmbëdhjetë e KPF-së në Rahovec

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Mbledhja ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të kuvendit u filtruan këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i raportit mbi realizimin e planit për vitin 2022 si dhe informatë mbi Planin Vjetor të Prokurimit Publik 2023;

  3. Shqyrtimi i Raportit të Punës së kryetarit për vitin 2022;

  4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për Planin e Punës së kryetarit të komunës së Rahovecit për vitin 2023;

  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për Planin e Punës së Kuvendit Komunal për 2023;

  6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për Planin e Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2023;

  7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për Planin e Vlerësimit të Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe tjera;

  8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për Planin e Transportit Rrugor 2022-2027;

  9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për Planin e Mobilitetit Urban 2022-2027;

10 .Shqyrtimi i propozim-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2023;

11 .Shqyrtimi i propozim-vendimit për dalje në konsultim të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK);

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e simbolit përkujtimor të gjenocidit në Kosovë;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 nr. 263/22 i datës 25.01.2022 për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF);

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm të P-01041-1 në Xërxë;

  4. Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.338/22 i datës 29.06.2022 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër;

  5. Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 nr.341/22 i datës 29.06.2022 për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;

17 .Të ndryshme;

Me kërkesë të kryesuesit, pika e 11-të të hiqet nga rendi i ditës, sepse rreth kësaj pike do të diskutohet në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet po ashtu sot prej orës 12:00. Si pikë shtesë ishte; • Raporti mbi regjistrimin e dëmeve në amvisëri, ekonomi familjare dhe biznese për shkak të vërshimeve të fundit. Si zakonisht edhe për këtë mbledhje do të përgatitet procesverbal dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/

 

Kontrolloni gjithashtu

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka emëruar …