leoni

Përfundoi mbledhja e rregullt e KK të Rahovecit

Udhëhequr nga Kryesuesi i kuvendit të komunës së Rahovecit Arbër Zenuni, u mbajt seanca e dhjetë e rregullt për vitin 2023. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e KDI-së, përfaqësuesit e OSBE-së. Si çdo herë fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin. Pyetjet ishin rreth:

▪ Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit;

▪ Informatë rreth punësimeve të mësimdhënësve;

▪ Ndriçimi publik në rrugën Fadil Gashi në Fortesë;

▪ Informatë rreth anulimit të konkursit në infermieri;

▪ Kanali i ujrave të zeza në Sapniq;

▪ Informatë rreth kontratës së higjienës në QMF-të;

▪ Inspektimi higjienik sanitar.

Në pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës – ekzekutivi.

RENDI I DITËS me 9 pika, ishte ky

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  3. Shqyrtimi i Raportit Financiar janar – shtator 2023;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për Draft – planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) 2023 – 2031;

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës

P-00239-0, në zonën kadastrale Bërnjak;

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës

P-00236-0, në zonën kadastrale Bërnjak;

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.29/23, i datës 28.2.2023, për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër;

  2. Shqyrtimi i vendimit për organizimin e mësimit joformal në institucionin e arsimit dhe aftësimin profesional në shkollën “Selajdin Mullaabazi – Mici”

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit për shpalljen “QYTETAR NDERI” të Komunës së Rahovecit, z. Erich Rathfelder, gazetar i Republikës së Gjermanisë.

Seanca u cilësua konstruktive, me angazhim dhe efikase, ku pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe unanimisht nga anëtarët e kuvendit.

May be an image of 7 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …