Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, u mbajt seanca e Kuvendit Komunal të Rahovecit e dhjeta për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse.
Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve të Procedurave përmbarimore, Projekteve infrastrukturore, Zbatimi i rekomandimeve të auditorit, Vonesat e subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë, Buxhetimi për funksionalizimin e tri çerdheve, Furnizimi i shkollave me lendë djegëse – pelet dhe dru, Konkursi për drejtor të QKMF-së, Udhëkryqi i fshatit Xërxë, rrezik për banorët – kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, Infrastruktura e çerdheve, Përfundimi i punimeve në “Kompleks Sportiv”, Ndërtimi, lokacioni dhe transporti për në “Shtëpinë e të Moshuarve”, Sanimi i problemeve në AMF-në e Opterushës, Projekti i kullimit të tokave, Fortesë-Celinë, Raporti financiar, janar-shtator 2024, Themelimi i tri institucioneve për edukim në fëmijërinë e hershme – çerdhet në Krushë, Ratkoc dhe Xërxë.
RENDI I DITËS ishte voluminoz me 12 pika, plus 1 shtesë:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, 2024-2026;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis, 2024-2028;
5. Shqyrtimi i Raportit Financiar, janar-shtator 2024;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, P-00772-10, ZK- Xërxë;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm pjesë e parcelës, 05537-2, ZK- Rahovec;
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e institucionit për edukim në fëmijërinë e hershme në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e institucionit për edukim në fëmijërinë e hershme në Ratkoc të Komunës së Rahovecit;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e institucionit për edukim në fëmijërinë e hershme në Xërxë të Komunës së Rahovecit;
11.Shqyrtimi i informatës nga DMSh, lidhur me situatën e zjarreve gjatë sezonës së verës;
Shtesë
12. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim- vendimin për transferimin (harmonizimin) e mjeteve buxhetore 2024;
Seanca u cilësua me angazhim, dinamike dhe konstruktive. Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.