Udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Defrim Kafexhiu, u mbajt seanca e dytë e rregullt për vitin 2023. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Nënkryetari Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e KFOR-it dhe disa nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale “Selajdin Mullabazi-Mici”. Fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin. Pyetjet ishin rreth: •Arsimit (efiçenca e energjisë); •Kujdestarisë së barnatoreve; •Kanaleve të kullimit të tokave(Fortesë-Celinë); •Sheshit Qëndror në qendër të qytetit; •Funksionimit të AMF-së (Brestoc); •Rrugëve fushore (Hoçë e Vogël). Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete.
▪ RENDI i ditës me 20 pika, ishte ky:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.406/22, i datës 28.12.2022, për miratimin e Planit të Mobilitetit Urban 2022- 2027;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.404/22, i datës 28.12.2022, për miratimin e Planit të Vlerësimit të Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera për Komunën e Rahovecit;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim plotësimit të Rregullores 01 Nr.05/23 të datës 30.01.2023 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Taksa Komunale 01 Nr. 80/20 e datës 29.06.2020, e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren 01 Nr. 169/21 të datës 26.02.2021;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për faljen e borxheve të papaguara për taksat në aktivitete (afariste), nga data 1.1.2000– 31.1.2017;
-
Shqyrtimi dhe miratimi vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.149/2006 i datës 14.07.2006
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për caktimin e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe të zëvendësdrejtorëve në institucionet edukativo- arsimore;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2022, në vitin 2023;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës në shfrytëzim afatshkurtër personave fizikë dhe juridikë dhe zhvillimin e procedurave të ankandit publik P-01952-1, zona kadastrale Ratkoc;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale P-01952-1;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës në shfrytëzim afatshkurtër personave fizikë dhe juridikë P-02240-73, zona kadastrale Rahovec;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale P-02240-73;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve për nevojat e komunitetit, të fshatit Kramovik P-00330-0;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve për nevojat e komunitetit të fshatit Polluzhë; – P – 00722-0;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për këmbimin e pronës komunale me pronë private P- 01041-1, zona kadastrale – Xërxë;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2023;
-
Raporti vjetor për kontratat e nënshkruara publike – 2022 – kontratat kornizë;
-
Informatë mbi menaxhimin e aseteve për vitin 2022;
-
Informatë nga DKA-ja për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2022/2023;