leoni

Përfundoi mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit e gjashta për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi i komunës së Rahovecit, z. Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit qershor, e gjashta e rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në krye me drejtorin Albnor Mullabazi, pati një pikë shtesë, e njëjta u votua me shumicë votash:

– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për plotësimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Rahovecit.

– Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit, duke përfshirë diskutime dhe pyetje të ndryshme drejtuar kryetarit dhe drejtorive përkatëse.

Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth:

– Kanalit të kullimit, Fortesë-Rahovec;

– Subvencionimi në impute, participimi 20%;

– Qentë endacakë – kontrata në vlerë 100.000€

– Strategjia e subvencionimit të sporteve në përgjithësi, inkuadrimi i klubeve të ndryshme  rini e shëndoshë.

– Punimet në sheshin e qendrës – planifikimi që mundëson lehtësim në komunikacion.

– Konkurset në QKMF – kutia e ankesave;

– Rrugët fushore;

– Zgjerimi i trotuarit në Brestoc – planifikimi në Hoçë të Vogël;

– Furnizimi me ujë në Hoçë të Vogël – riparimi i gypave dhe kthimi i tyre në gjendjen e mëparshme;

– Pastrimi i rrugës kryesore, Rahovec – Krushë e Madhe;

– Subvencionimi i Start-up biznseve;

-Fusha sportive në Krushë të Madhe;

– Formati i prishjes së stadiumit në Rahovec;

– Zbatimi i rregullores së orarit të punës që rregullon orarin e punës për operatorë;

– Kanalizimi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”;

– Festivali i vjeljes së rrushit – “Hardh Fest”;

– Kubëzimi i rrugëve;

– Mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Opterushë – zvarritja e punimeve nga KRU-Gjakova;

– Parkingjet në qytet;

– Sfida e mungesës së hapësirave publike.

– RENDI I DITËS me 9 pika, ishte ky👇🏼

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.

  3. Shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor ( janar – qershor 2024) të kryetarit të Komunës;

  4. Shqyrtimi i Informatës rreth aktiviteteve të KKSB-së, për gjashtë (6) – mujorin e parë të vitit 2024;

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2025-2027;

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, P- 02302-1, P-02299-0, ZK – Rahovec,

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01, Nr. 2918, i datës 26.10.2018, për dhënien e pëlqimit për shpronësimin e pronës së paluajtshme private për ndërtimin – restaurimin e Shtëpisë së Masakrës në Krushë të Madhe;

  8. Shqyrtimi i Informatës rreth gjendjes së mbeturinave në Komunën e Rahovecit;

  9. Shqyrtimi i Informatës rreth organizimi të Festivalit të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2024.

– Seanca u cilësua efektive dhe efikase!

Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.

– Si gjithmonë edhe për këtë seancë, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbal dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …