Përfundoi pa marrëveshje takimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit

Përfundoi pa marrëveshje takimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit

Ka përfunduar pa marrëveshje  takimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, për çështjen e grevës së nisur më 25 gusht. Në një njoftim të MASHTI-t bëhet e ditur se ministrja ka kërkuar nga SBASHK-u që nga e hëna të nisë mësimin. Njoftimi thekson se ministrja ka informuar edhe për masat e fundit të Qeverisë, për pakon 150 milionë euro, e ku përfshihen edhe mësimdhënësit. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë thënë se shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria, s’është e mjaftueshme dhe duhet të gjendet zgjidhje për realizimin e kërkesave për 100 euro dhe përfshirje në hartimin e Ligjit për Paga.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …