leoni

Përfundoi punëtoria për hartimin e Planit të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara

Gjatë ditës së sotme ka përfunduar punëtoria tre ditore për hartimin e Planit të Veprimit për Shërbimet Sociale për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Ferizajt. Në këtë punëtori ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr.Kemajl Emini, drejtori i Arsimit Afrim Llabjani, këshilltarët komunal nga subjekte të ndryshme politike,  grupi punues i përbërë nga profesionsitë të fushave të ndryshme, ofrues të shërbimeve, persona me aftësi të kufizuara si dhe organizata të shoqërisë civile. Plani i veprimit përfshinë periudhën 2023-2025, ndërsa përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekje për të përmirësuar shërbimet sociale për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Ferizajt. Gjatë këtyre tre ditëve, janë përcaktuar qëllimet, objektivat dhe aktivitete specifike, duke identifikuar prioritete në mënyrë që burimet të ndahen në mënyrë efektive dhe progresi I tyre të matet me kalimin e kohës. Kjo punëtori është përkrahur nga program i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF” Eja Kosove”, bashkëfinancues nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe implementohet nga Handikos në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …