Përfundoi punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Përfundoi punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

 Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vazhdoi sot punimet me sesionet VII dhe VIII, me temën “Kontributi i Grave për Paqen dhe Sigurinë Rajonale”, si dhe “Forcimi i Ligjit dhe Luftimi i Korrupsionit”. Nën moderimin e znj. Roberta Pinotti, Raportuese e AP-së të NATO-s, u diskutua mbi Avancimin e Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë në Ballkanin Perëndimor: Arritjet dhe Sfidat. Referuar temës në fjalë, Shefja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Nushi, paraqiti sfidat me të cilat është përballur dhe po përballet njerëzimi, si pandemia, lufta në Ukrainë, çështja e refugjatëve, e shumë tema të tjera, të cilat, siç tha ajo, kanë krijuar sfida të reja në shoqëri, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e grave në politikë-bërje, paqeruajtje dhe barazi. Znj. Nushi shtroi nevojën që të intervenohet në mënyrë grave t’u sigurohet hapësirë për kontributdhënie në të gjithat fushat të cilat vlerësohen vitale për paqen dhe sigurinë e shtetit. Në anën tjetër, Inspektorja e Përgjithshme e Forcës së  Sigurisë së Kosovës, gjeneral-majore, Irfete Spahiu, tha se nëse deri vonë konfliktet dhe luftrat janë bazuar vetëm në muskuj dhe forcë, ndërsa tani vlerësohen edhe aftësia akademike, intelekti dhe inteligjenca. Të gjitha këto kritere, siç tha ajo, i përmbushin edhe gratë që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …