leoni

Përfundoi turneu ndërinstitucional në futboll të vogël në komunën e Malishevës

Mbrëmë ka përfunduar turneu ndërinstitucional në futboll të vogël, aktivitet i cili është zhvilluar në kuadër të shënimit të 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në komunën e Malishevës. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë gjashtë institucione që veprojnë në komunën e Malishevës, ndërsa fitues i këtij turneu është ekipi i policisë së Kosovës, përkatësisht i stacionit policor në Malishevës, të cilët në finale, e kanë mundur ekipin e mësimdhënësve të Gjimnazit “Hamdi Berisha”. Në këtë turneu, morën pjesë, ekipet e institucionit të komunës së Malishevës, policia e Kosovës, bashkësia Islame, Gjimnazi “Hamdi Berisha”, SHFMU “Ibrahim Mazreku” dhe ekipi i shkollave në fshatin Drenoc. Në fund të këtij turneu, për ekipet pjesëmarrëse janë ndarë mirënjohje nga ana Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si bartëse e këtij aktiviteti, përkatësisht nga drejtori i drejtorisë, Fitim Shala, i cili i ka falënderuar të gjitha ekipet për pjesëmarrje aktive në aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Komunën e Malishevës, zhvillohen nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, z.Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …