Ka përfunduar asfaltimi i rrugës qe lidh komunën e Junikut me fshatin Nivokaz, një projekt mjaft domethënës që ndikon direkt në mirëqenën e të dy vendbanimeve.
Kjo rruge ka përfunduar sipas afatit kohorë të paraparë me projekt ku janë përfshirë shenjëzimi horizontal dhe shenjëzimi vertikal me të gjitha shenjat e nevojshme për një komunikacion të rregullt.