Përfundoj mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit e VII-të për këtë vit

Përfundoj mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit e VII-të për këtë vit. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e kuvendit drejtorët e drejtorive komunal dhe zyrtarët komunalë.

Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:

  2. Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor financiar;

  3. Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2023 dhe Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit;

  4. Shqyrtimi i Draft – Panit Zhvillimor të Arsimit 2024-2027;

  5. Rialokimi i mjeteve financiare në kategorinë e investimeve kapitale;

  6. Shqyrtimi i kërkesave;

  7. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, të gjitha pyetjeve ju përgjigje Kryetari, z. Bashkim Ramosaj dhe drejtorët komunal, anëtaret e Kuvendit kanë shqyrtuar Raportin e Auditimit për vitin 2023, i cili është prezantuar nga drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj si dhe informata e dytë financiare për periudhën Janar – Qershor 2024.

May be an image of 7 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor të tij vizitoi një nga bizneset e njohura “Haxhijaha Trade”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari z. Fatmir Iska …