Përfundojnë dëgjimet buxhetore, 14 të tilla për një muaj

Kanë përfunduar dëgjimet buxhetore me publikun në komunën e Skenderajt, të cilat kanë nisur në mesin e muajit korrik. Në dëgjimin e fundit buxhetor kanë qenë të ftuar rinia, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Skenderaj. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili bashkë me drejtorin e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit, Mehmet Berisha, si bartës kryesor të procesit të dëgjimeve, pasi ka folur për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këto dëgjime, ka përmend disa projekte kapitale që do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm, e që janë në funksion të realizimit të aktiviteteve rinore. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe rinia kanë paraqitur kërkesa për investime në kulturë, hapësira rekreative, biblioteka dhe projekte të tjera. Kryetari Jashari është zotuar që do t’i marrë në konsideratë kërkesat që kanë dal nga këto dëgjime, dhe do të përfshihen sipas rëndësisë në buxhetin e vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …