Pronari i muzeut ,,Etno Kastrioti’’ dhe po ashtu koleksionisti Miftar Jonuzaj në Isniq, ka pritur në vizitë Kryetarin e Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetarin Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj dhe një pjesë të ekzekutivit komunal, ku nga afër kanë pa punimet e përfunduara në fazën e parë të ndërtimit të këtij muzeu. Me mjetet e ndara nga komuna e Deçanit deri më tani është përfunduar vetëm pjesa e parë.
Pas përfundimit të këtij muzeu pritët që të vendosen mbi 1000 eksponate të ndryshme të cilat janë të vendosura ne vende jo adekuate.