Policia e Kosovës ka njoftuar
se protesta e sotme në Gjakovë ka përfunduar e qetë. Kristë Gjoka, komandant i
Policisë në rajonin e Gjakovës, ka bërë të ditur se pas përfundimit të riteve
fetare, pelegrinët serbë janë larguar nën përcjelljen e Policisë. Ai ka përgënjeshtruar
spekulimet e disa medieve se autobusi i pelegrinëve serbë është goditur me gurë
nga ana e protestuesve. Sipas tij, disa nga protestuesit kanë hedhur vetëm vezë
në drejtim të autobusit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Investimet Kapitale në nivel qendror për vitin 2024, më të ulëta se në vitin 2018
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se investimet kapitale në nivel …