Përfundon Efiqenca e Energjisë në SHFMU “Skender Kastrati” në Gegjë

Nënkryetari i komunës së Rahovecit, z.Fatmir Iska, i shoqëruar me drejtorin e arsimit dhe në prani të nxënësve e mësimdhënësve të SHFMU “Skënder Kastrati”- Paralelja e ndarë në Gexhë, kanë përuruar përfundimin e projektit të efiçiencës së energjisë në këtë objekt shkollor. Në ceremoninë e përurimit ishin edhe zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, drejtori i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, përfaqësuesja e Bankës Botërore dhe mysafirë të tjerë. Vlera e investimit të këtij projekti është 70.982 € dhe është projekt i realizuar në kuadër të marrëveshjes të komunës së rahovecit me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Me anë të këtij projekti u bë izolimi i jashtëm i objektit të shkollës, riparimi i kulmit, ndërrimi i dritareve dhe dyerve të jashtme dhe ndriçimi i brendshëm, tërësisht efiçient.

May be an image of sliding door

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …