Përfundon Kampi Pyjor 2023: Aktivitet i theksuar në Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve në Kosovë

Junik, 13 Tetor 2023 – “Kampi Pyjor 2023” që zgjati pesëditë dhe filloi më 9 Tetor 2023 dhe i mbajtur  në Radushë, Istog,dhe pyjet e gështenjës në Junik ka përfunduar me sukses aktivitetin e tij. ky kamp si  pjesë eprogramit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të adresuar ndryshimin klimatik dhe për të përmirësuar jetesën në zonat rurale të Kosovës”, ështëorganizuar prej Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) përmes bashkëfinancimit nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

Gjatë ceremonisë së mbylljes, Naser Krasniqi, udhëheqës vendor i FAO-s në Prishtinë, dhe Shiroma Sathyapala, Specialiste Ndërkombëtare e Pylltarisë në FAO zyra qendrore në Romë, Tahir Ahmeti MBPZHR deh Ruzhdi Shehu Kryetar I Komunës së Junikut ju drejtuan pjesëmarrësve dhe falenderuan ata për kontributin dhe pjsemarrjne në këtë kamp pyjor, duke kërkuar nga  ta që të promovojnë sa më shumë rëndësinë e vlerave pyjore dhe kontributin e tyre ndaj mjedisit dhe shoqërisë së Kosovës.  Në fund të ceremonies së përmbylljes, Kryetari i Junikut. Z, Shehu shpërndau certifikatat për pjesëmarrrës të përgaditura nga ekipi i FAOs së basjuk me mirnjëhije për organizatorë për këtë lloj aktiviteti të qëlluar.

Kampi Pyjor pati pjesëmarrjen e rreth 100 pjesëmarrësve, përfshirë ekspertë të pyjeve vendas dhe ndërkombëtarë nga FAO, përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin dhe ruajtjen e pyjeve, të rinj, pronarë të pyjeve private nga Istogu, Juniku dhe Tropoja në Shqipëri, anëtarë të organizatave lokale, shoqatave të grave dhe komunitetit të Radushës, studentë dhe profesorë të Universitetit të Prizrenit dhe entuziastë të pyjeve. Kampi Pyjor shërben si një platformë për të promovuar Sektorin e Pylltarisë për ndikimin e tij ekonomik të rëndësishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …