Përfundon kubëzimi i rrugës “Rozhaja” në lagjen Shipol të Mitrovicës

Kanë përfunduar punët në kubëzimin  e rrugës “Rozhaja”, në lagjen Shipol, projekt ky i realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë .

Rregullim i kësaj rruge në gjatësi prej 75 metra është një nga projektet që janë realizuar në bashkëpunim me qytetarë, të cilët kanë participuar me një shumë të mjeteve.

Vlera totale e projektit në fjalë, për  kubëzimin  e rrugës arrin shifrën 4,000.00 euro.

Kryetari Bahtiri, u shpreh i kënaqur me punën që është duke e kryer Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, por njëkohësisht falënderoi edhe banorët e fshatit për vullnetin që kanë treguar në participim të kësaj rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …