PËRFUNDON ME SUKSES EDHE DITA E TRETË E TESTIT TË MATURËS SHTETËRORE 2018

Është mbajtur edhe dita e tretë e testit të Maturës Shtetërore 2018 në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës dhe sipas informatave të ardhura nga terreni, edhe procesi i kësaj dite ka shkuar shumë mirë. Sipas raporteve të ardhura nga këto rajone, gjatë procesit të testimit të maturantëve janë evidentuar disa parregullsi teknike të përgatitjeve të shkollave dhe janë evidentuar dy administrues që nuk e kanë kryer punën e tyre me përgjegjësi, emrat e të cilëve së shpejti do të bëhen publik. Po ashtu, edhe numri i nxënësve të përjashtuar nga testi ishte dukshëm më i vogël se në ditët e kaluara në rajonet tjera ku është mbajtur testi në dy ditët e para.

Të premten, testi i Maturës Shtetërore 2018 do të mbahet në rajonin e Pejës dhe Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …