Sot pasdite në Tiranë mbahet protesta e katërt e opozitës edhe kësaj radhe e paralajmëruar si vendimtarja

Përfundon në mënyrë të qetë protesta e organizuar sot nga opozita në Tiranë

Pas rreth dy orësh, ka përfunduar edhe protesta e opozitës, që pavarësisht tentative sporadike, mund të thuhet se u mbyll në mënyrë të qetë e paqësore. Protestuesit u grumbulluan fillimisht në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku mbajti fjalën e tij edhe lideri i PD-së, Lulzim Basha. Ai bëri thirrje për t’u bashkuar kundër qeverisë në pushtet, që zhvat qytetarët dhe i shërben krimit e oligarkëve. Më pas Basha ftoi protestuesit të marshojnë drejt qendrës së Tiranës, pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, brenda të cilës ndodhej edhe ministri Fatmir Xhafaj. Incidentet e para u regjistruan para kryeministrisë, teksa turma po largohej për te godina e Ministrisë së Brendshme. Disa protestuesë hodhën flakadanë dhe sende të tjera, drejt forcave të policisë, por që gjithçka përfundoi shpejt dhe qetësisht.

Më pas, protestuesit rrethuan godinën e Ministrisë së Brendshme, ku krahas thirrjeve “Xhafaj Ik!”, tentuan disa herë të çajnë kordonin policor, që ruante perimetrin e sigurisë. Në momentin që situata po shkonte drejt agravimit, ishin deputetë të PD-së, me në krye liderin e opozitës, Basha, që u vunë në krye të turmës dhe ftuan protestuesit të largohen, drejt selisë së PD-së. Pikërisht në ‘shtëpinë e opozitës’, Basha mbajti edhe nëj fjalim të fundit, ku falënderoi protestuesit dhe tha se bashkë me ta sot foli edhe Europa, që refuzoi hapjen e negociatave me qeverinë e krimit. Aktualisht shumica e protestuesve janë shpërndarë, ndërsa një numër i konsiderueshëm e tyre, ndodhen ende në ambientet e selisë së Partisë Demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …