Mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Kurse, sot do të rinumërohen katër vendvotimet për të cilat vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E gjithë kjo i jep fund procesit të numërimit dhe rinumërimit të votave, proces ky i cili ka zgjatur më shumë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Kjo për shkak të dyshimeve për manipulime të votave të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet. Në bazë të numërimit të votave me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 7152 vota, e pasuara nga PDK me gjithsej 5330 vota, ndërsa LDK ka grumbulluar 4892 vota. Koalicioni AAK-PSD ka marrë nga votat me kusht dhe ato të personave të veçanta gjithsej 3190 vota, ndërsa, koalicioni NISMA-AKR-PD ka gjithsej 1401 vota. Përndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar rreth 850 vendvotime.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …