leoni

Përfundon takimi në mes kryetarit Thaçi dhe emisarit amerikan Grenell, asnjëri nga ta nuk deklarohen për media

Përfundon takimi në mes kryetarit Thaçi dhe emisarit amerikan Grenell, asnjëri nga ta nuk deklarohen për media

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim Përfaqësuesin Special të Kryetarit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell. Ata janë takuar në kabinetin e kryetarit Thaçi ku mediat kanë pasur mundësi të filmojnë pritjen që kryetari i ka bërë Grenell. Pas takimit nuk ka pasur deklarata për media as nga emisari i kryetarit amerikan e as nga Thaçi. Pas takimit ambasadori Grenell ka vazhduar drejt ambasadës amerikane në Prishtinë. Ditë më parë, kryetarii i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …