Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim konsultativ kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pas takimit tha se ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike. “Në këtë takim disa minuta, e dëgjova presidentin Thaçi që shprehu interesimin për formimin sa më të shpejt të Qeverisë. Por, gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, mirëpo në bazë të Kushtetutës kjo duhet të bëhet në një kërkesë me shkrim. Do ta diskutoj këtë në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do ta dërgojmë me shkrim propozimin e Vetëvendosjes. Kurti folur edhe për ndarjen e posteve ministrore dhe për listën të cilën e ka ofruar. Unë besoj që qytetarët nuk duan ta dinë më kush cilat ministri i mori, por emrat e njerëzve profesionistë, të devotshëm e të ndershëm që do të shërbejnë për popullin që i zgjodhi më 6 tetor. Unë dua që sa më parë të takohemi dhe të fillojmë fazën e re të përmbylljes, që ta kurorëzojmë marrëveshjen me koalicion siç e ka dashur edhe populli. Për mua takim do të kishim qysh dje e pardje, kemi komunikim. Kam pritur dhe kam insistuar për takime e marrëveshje, dëshiroj dhe uroj që kjo të ndodhë”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …