Përfundon tryeza e partive politike e thirrur nga PSD-ja, Vetëvendosje kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje

Përfundon tryeza e partive politike e thirrur nga PSD-ja, Vetëvendosje kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje

Ka përfunduar tryeza e partive politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate ku u diskutua për temën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. E përkundër se shumica e partive pjesëmarrëse u deklaruan pro një konsensusi të përbashkët politik për këtë temë, Vetëvendosje thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ajo ka thënë se për temat që janë në interes të vendit duhet diskutuar në Kuvend. Deputetja e këtij subjekti, Arbërie Nagavci tha se është shqetësuese që tryezat po dalin jashtë temës se për çfarë janë thirrur, ajo e zgjedhjeve.

Duke komentuar deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi se disa parti po i frikësohen bisedimeve të thirrura nga BE e SHBA, ajo tha se Vetëvendosje nuk i frikësohet negociatave, dhe shteteve që i kanë thirrur, por siç thotë ajo, i frikësohet kryetarit të vendit, Hashim Thaçit. Sipas saj temat që janë në interes nacional duhet të diskutohen në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …