leoni

Përfunduan punimet në kuadër të projektit për kyçje individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, në lagjet e fshatit Plluzhinë

Përfunduan punimet në kuadër të projektit për kyçje individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, në lagjet e fshatit Plluzhinë

Kanë përfunduar punimet në kuadër të projektit për kyçje individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të shtëpive në lagjet e fshatit Plluzhinë. Për të parë nga afër procesin, në terren kanë dal kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Shërbime Publike, Alban Shala. Kryetari Nura është ndarë kënaqur me punimet dhe përfundimin  e tyre, ku projekti në fjalë përfshinë kycjet e shtëpive në fshatrat Likoc, Makërmal, Ticë, Plluzhinë dhe Rezallë. Brenda pak ditësh pritet edhe testimi i furnizimit me ujë, për çka kryetari Nura ka bërë thirrje të që ai të shfrytëzohet sa më racional. Ky projekt është bashkëfinancim i Komunës së Skenderajt dhe CDI-s zvicerane.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …