Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e rastit për parakalimin e FSK-së dhe të Policisë sheshet kryesore të kryeqytetit. Në qendër është vendosur bina, ku do të flasin përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Po ashtu, janë vendosur rrethojat në tërë sheshin për të mundësuar një parakalim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Parakalimi në shesh do të përcillet edhe me aktivitete të tjera akrobatike të kadetëve, si dhe nga bendi muzikor i FSK-së. Në shesh shihen forca të shtuara policore duke patrulluar të shoqëruar në disa raste edhe nga qentë e policisë. Ndërkaq, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë parë edhe forca të shumta policore duke marshuar në drejtim të Qafës, të cilat me gjasë do të marshojnë nga atje për parakalimin e përvjetshëm që do ta mbajnë në shesh në nder të 8 vjetorit të pavarësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës
Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …