Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më drejtoren e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku për një javë rresht kanë takuar banorët e zonave urbane dhe rurale për të parë nga afër problemet më të cilat ballafaqohen. Ata nga banorët janë njoftuar për çdo brenge dhe shqetësim që i preu kuponë si dhe kanë kërkuar që kërkesat e tyre të trajtohen me prioritet nga Komuna e Ferizajt. Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më drejtoren e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, sonte në takimin e parë takuar me banorët e fshtrave Surqinë, Mirash, Cërrnillë, Prelez i Muhaxhëreve, Tërrn dhe Bablak, ndërsa në takimin e dytë kanë takuar banorët e fshatrave Muhovc, Prelez i Jerlive, Saraishtë dhe Talinovc i Jerlive. Edhe këta banorë, kanë kërkuar që Komuna e Ferizajt në vitet në vazhdim prioritet ti ketë rregullimin e ujit, kanalizimin, ndriçimin publik, por edhe disa rrugë të cilat janë të pa rregulluara. Komuna e Ferizajt, për vitin e ardhshëm ka një buxhet prej 38,103,752.00, ku vetëm për investime kapitale ka 12,105,924.37 euro.