Hekuran Murati

Përgënjeshtrohet pretendimi i ministrit Murati sipas të cilit gjatë Qeverisë Kurti janë punësuar 60 mijë punëtor

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka shfaqur pretendime se gjatë Qeverisë Kurti, janë punësuar 64 mijë punëtor. Ai ka shkruar se përderisa në muajin maj të vitit 2019, sipas Administratës Tatimore të Kosovës në vendin tonë numri i të punësuarve është kanë 318 mijë e 610, në muajin maj të vitit 2022, ky numër ka arrit në 382 mijë e 861 të punësuar. Ndërkohë, njohës të ekonomisë kanë thënë se kjo shifër nuk ka të bëjë me rritje reale të numrit të të punësuarve por me evidentim të të punësuarve të, pra me regjistrimin e punonjësve të cilët në vitet e më hershme nuk kanë qenë të regjistruar si të punësuar. Njohësit e ekonomisë kanë sqaruar më tutje se ndryshimi i numrit të të punësuarve mes viteve të krahasuara nga ministri Hekuran Murati, është rezultat i regjistrimit të punëtorëve për të përfituar nga subvencionet gjatë periudhës pandemike.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …