Në Kosovë, kemi të bëjmë me një mision të kombeve të bashkuara (UNMIK), mision i cili i është imponuar popullit përmes liderëve të tij. Ky mision ndërkombëtar, pas luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vazhduar politikën aty ku e kishte lënë pushtuesi serb. Menjëherë pas instalimit të këtij misioni, vazhduan etiketimet, përndjekjet, keqtrajtimet, arrestimet dhe gjykimet e atyre që kishin dhënë gjithçka nga vetja e tyre për t’ia sjellur popullit lirinë. Këto padrejtësi u bënë në emër të gjoja krimeve të kryera nga shqiptarët, me dosje të përpiluara nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e saj shqipfolës, ndërsa kriminelët serbë shëtisnin e vazhdojnë të shëtisin lirshëm edhe sot e kësaj dite në Kosovë. Në emër të drejtësisë bëheshin padrejtësi që në popull akumuloheshin gjithnjë e më shumë e i cili deri atëherë protestonte paqësisht me qëllim që të rishikohen padrejtësitë që i bëheshin dhe me qëllim që të lëvizin gjërat në drejtimin që e kishte bërë edhe luftën.
Dihet mirëfilli se ngjarjet e marsit 2004 erdhën si rezultat i padrejtësive të mëdha që i bëheshin popullit, padrejtësi të cilat kontrolloheshin si rezultat i statuskuo-së në Kosovë, statuskuo e cila e kishte sjellur situatën para shpërthimit sepse e kishte sjellur gjendjen në popull, që përveç mungesës së lirisë, të mos ketë as bukë për të ngrënë. Dhe, dihet se, kur populli nuk ka as bukë për të ngrënë, mund të bëj veprime të pakontrolluara dhe për këtë fajtorë nuk është ai që përpiqej ta ndryshonte gjendjen e mjerë që mbretëronte por janë udhëheqësit e tij që e sollën atë gjendje të mjerë me politikën e tyre të mjerë.
Më 16 mars 2004, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, thirrën një protestë paqësore kundër këtyre padrejtësive që i bëheshin popullit nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Protesta u mbajt gati në të gjitha komunat e Kosovës dhe ashtu siç ishte thirrur kaloi pa ndonjë incident. Në mbrëmjen e 16 marsit, nga kriminelët serbë, u mbytën tre fëmijë shqiptar në lumin Ibër në fshatin Çabër të Mitrovicës e të cilët u lanë edhe fajtorë për vdekjen e tyre sepse nuk dha askush përgjegjësi për këtë dhe kjo ishte si shkas i revoltës së popullit e cila ndodhi më 17 mars 2004. Me këtë datë, kriminelët serbë filluan të shtijnë me armë zjarri, gjithnjë të vëzhguar nga Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, në protestuesit që kërkonin që kriminelët të vihen para drejtesisë. Organet e rendit, në vend që t’i parandalonin këto vrasje e t’i ndjekin kriminelët serbë, filluan të shtijne mbi popullatën e paarmatosur e cila protestonte. Për këto vrasje ka edhe xhirime nga mediat elektronike të cilat kurrë nuk guxuan t’i publikojnë sepse ishin të kërcënuara dhe diktuara nga politika.
Përsëri, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, thërrasin protestë kundër vrasjeve dhe padrejtësive që i bëheshin popullit. Protesta u thirr më 18 mars 2004. Kjo protestë kishte për qëllim që ta qetësojë situatën dhe ta vë në kontroll protestën e pakontrolluar nga askush e që Institucioneve vendore dhe ndërkombëtare u shkonte përshtati të jetë ashtu për vet faktin se duhej fajësuar dhe akuzuar populli, siç po fajësohet e akuzohet edhe sot, si pengues i proceseve, procese të cilat kanë qenë dhe janë në kundërshtim me vullnetin e tij. Të paktën, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së janë ato që i kanë kontribuar qetësimit të situatës sepse publikisht më 19 mars 2004 dolën dhe e thirrën popullin që të mos protestojë sepse protestën e drejtonin shërbimet e huaja dhe ato serbe dhe si rezultat patëm mbetjen në skenë të kësaj klase politike e cila, në emër të mbrojtjes së serbëve, u vërsul në shpejtimin e procesit të ndarjes së Kosovës e cila po bëhet përmes formulës së decentralizimit të pushtetit lokal.
Nëse në hetimet për ngjarjet e marsit, kemi të bëjmë diçka me drejtësinë e cila aq shumë proklamohet se ekziston në Kosovë, atëherë, në burgje duhet të shkojnë urdhërdhënësit dhe kryesit e vrasjeve të marsit 2004 e këta janë: Kriminelët e strukturave ushtarake e policore serbe që veprojnë në Kosovë, Krerët e atëhershëm të: UNMIK-ut, KFOR-it dhe Institucioneve të Kosovës, e jo të burgosen, siç ndodhi dhe vazhdon të ndodhë, udhëheqësit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, si kontribuues të qetësimit të situatës së atëhershme në Kosovë. Por kjo, as nuk ka ndodhur e as që do të ndodhë sepse prokuroritë dhe gjyqet i dikton politika kriminale e Serbisë, përmes drejtësisë së UNMIK-ut gjegjësisht shtyllës së pare të saj dhe vasalitetit të Institucioneve të Kosovës përmes Ministrit të Drejtësisë i cili ka kompetenca vetëm kur kemi të bëjmë me akuzimin dhe dënimin e shqiptarëve, dhe lirisht mund të quhet Ministër i Padrejtësisë së madhe që po i bëhet popullit shqiptar. Në Prokurori dhe Gjyqësi punojnë shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve të ish regjimeve antishqiptare. Në emër të kësaj padrejtësie, duhet burgosur ata që kundërshtojnë këtë politike me këto padrejtësi që po i bëhen popullit dhe që kundërshtojnë këto procese negative të cilat po vazhdojnë edhe sot, me rrezikun që përsëri të sjellin revolta të popullit sepse shkaqet e revoltës së marsit të atëhershëm jo që janë larguar por janë shtuar dhe po shtohen çdo ditë e më shumë. Situata momentale nëpër të cilën po kalon Kosova, është më e keqe se ajo që ishte para revoltës së drejtë qytetare në marsin e vitit 2004 por me rrezikun edhe më të madh se sa atëherë sepse tash kemi të bëjmë edhe me rrezikun e vëllavrasjes në Kosovë dhe ndërkombëtaret tani do të jenë trajnerë ndërsa vendorët lojtarë të kësaj loje tepër të dëmshme e të rrezikshme dhe me pasoja fatale për popullin shqiptar. Dhe, populli as atëherë dhe as tash nuk mund të jetë fajtorë nëse do t’i kundërshtojë kompromiset që liderët e tij politik po i bëjnë me Serbinë, kompromise të cilat do t’i mbrojnë Institucionet e Kosovës, përmes mekanizmave vendorë të tyre: SHPK-së dhe TMK-së.
Dënimin minimal që populli duhet t’ua japë këtyre negociatorëve të lirisë së tij, të cilët nuk do t’ia sjellin Kosovës Pavarësinë që ia premtuan në të gjitha fushatat elektorale është që mos t’ua japë kurrë më votën atyre sepse përsëri me frazat e tyre, me të cilat u mësuam tashmë, do t’i thonë popullit se nuk mundëm të arrijmë më shumë se kaq sepse nuk po na lejon bashkësia ndërkombëtare. E dihet se bashkësia ndërkombëtare nuk i ka futur me dhunë në negociatat për statusin politik të Kosovës, edhe pse e kanë ditur se këtu kemi të bëjmë me disa parime të cilat kanë qenë të panegociushme, parime të cilat janë në kundërshtim me vullnetin e popullit ndërsa liderët politik i përshëndetën dhe vazhdojnë t’i përshëndesin. Nëse këtu kemi të bëjmë me vullnetin e popullit atëherë pse të negociohet e të mos shprehet ky vullnet i tij.
Partitë dhe Lëvizjet politike, që kundërshtojnë këto procese të dëmshme, duhet pasur kujdes që të mos futen në aventura, sepse do të jenë shumë të rrezikshme për popullin dhe negociatorët e lirisë e presin këtë dhe për fajet e tyre përsëri do ta akuzojnë popullin siç po i thonë se po na pengoni në rrugën e Pavarësisë e që për ata, Pavarësi është edhe kur misioni i OKB-së (UNMIK) zëvendësohet me atë të Bashkësisë Evropiane (BE).