Përgjigjja e AKP-së me shumë parregullsi në procesin e privatizimit të “Sharrit”

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim informues Kryesinë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare “Sharri” nga Hani i Elezit. Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare, Xheladin Laqi e informoi Kryetarin Suma lidhur me aktivitetet e këtij këshilli lidhur me kundërshtimin e privatizimit të kësaj ndërmarrje me qëllim që ish punëtorëve t’iu kthehet statuti i shoqërisë aksionare dhe vendet e punës dhe t’iu bëhet kompensimi për aq vite, që me dhunë u larguan nga vendet e punës nga uzurpuesit e fabrikës. Sipas Laqit Këshilli ka prova të mjaftueshme kundër AKP-së, se ka shkelur të gjitha ligjet vendore dhe ndërkombëtare për parregullsi në këtë proces të privatizimit. Ai në takim kërkoi përkrahjen e Kryetarit Rufki Suma në përpjekjen për realizimin e të drejtave të tyre. Ndërsa Kryetari Suma edhe një herë deklaroi përkrahjen e tij në kundërshtimin e mënyrës së privatizimit të Fabrikës së Çimentos “Sharri”, Ai me këtë rast i njoftoi anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare “Sharri” nga Hani i Elezit me zhvillimet e fundit lidhur me këtë rast. Kryetari tha se komuna e Hanit të Elezit muajin e kaluar ka pranuar një përgjigjeje nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit-AKP-ja e cila është e paqëndrueshme në shumë argumente. Ajo që është edhe më e keqe në përgjigjen e AKP-së, është fakti se sipas shkresës së AKP-së me nr 1492 e cila është pranuar me datë 08.02.2018 thuhet se paditësi, në këtë rast komuna e Hanit të Elezit. ka parashtruar padi në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme me 21 Janar 2016 që është plotësisht e pasaktë kur ne kemi vendimin e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit 01.Nr 15/2011 të datës 31.01.2011 si dhe padinë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme me nr.protokoli 02/197 /2011 me datë 07.04.2011. Kryetari Suma tha se në përgjigjeje nga AKP-ja thuhet se komuna e Hanit të Elezit nuk ka legjitimacion aktiv për procedim të çështjes gjyqësore sepse nuk kanë qeverisë asnjëherë me këtë ndërmarrje. Bazuar në këto fakte dhe shumë pasaktësi tjera në përgjigjen e AKP-së Komuna e Hanit të Elezit do të kundërshtoj këtë shkresë dhe do të vazhdon ta kontestoj parregullësin e procesit të privatizimit të Fabrikës së Çimentos tha kryetari Suma në takim me anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare “Sharri” nga Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …