Dje para trupit gjykues në Hagë, dëshminë kundër Pjetër Shalës e ka paraqitur, dëshmitari i parë i mbrojtur, djalë i një babai, që ka punuar në Policinë e Millosheviqit. Fillimisht Gjyqtarja e njoftoi dëshmitarin e mbrojtur se atij nuk do t’i përmendet emri, se i ndryshohet zëri në transmetim dhe nuk do t’i shihet fytyra. Gjyqtarja gjithashtu sqaroi se kur do të flitet për detaje që mund të zbulojnë identitetin e tij, atëherë do të mbyllen në seancë private. Ai gjatë dëshmisë së tij tha se babi i kishte punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. I pyetur nga Prokurori se a e ka parë Pjetër Shalën dhe a e njeh, ai ka thënë se nuk e ka parë, as e ka njohur, por ka dëgjuar nga të tjerët, se ai i ka maltretuar babanë. Po ashtu prokurori e ka pyetur përse nuk e ka përmendur më parë Pjetër Shalën në dëshmitë e tij të mëhershme kundër pjesëtarëve të UÇK-së, ai është përgjigjur se nuk është pyetur nga askush. Të tillë janë të gjithë dëshmitarët e mbrojtur dhe të instruktuar nga shërbimet serbe, të cilëve u kanë shërbyer dhe tani pa fakte e argumente dëshmojnë kundër çlirimtarëve. Dëshmitarëve të tillë u beson prokuroria dhe Gjykata Speciale që ka pretendime politike.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …