leoni

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e filluar më 29 gusht, ka përfunduar mbrëmë më 26 dhjetor

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cila ka nisur më 29 gusht, ka përfunduar më 26 dhjetor 2024. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se në këtë periudhë 120 ditore janë regjistruar 90 mijë 860 shtetas të Kosovës për të votuar jashtë vendit, ndërkohë që 18 mijë e 244 aplikime janë ende në shqyrtim. ai theksoi se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte, dhe KQZ-ja do të përpiqet që sa më shpejt të dalë me një raport përfundimtar për numrin e votuesve jashtë Kosovës, duke i ndarë sipas shteteve dhe metodës së votimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Kosova mund të anëtarësohet në NATO përmes procedurave të përshpejtuara

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi …