Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet sot nga Gjykata e Apelit, në Shqipëri. Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës. Ndërkohë, në një njëjtën kohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë. Protestuesit do të mblidhen para Kryeministrisë rreth orës 12:00. Berisha ka deklaruar për mediat se kjo protestë nuk ka lidhje me gjyqin, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje nëse është i gatshëm të pranojë vendimin që do të japë Gjykata e Apelit, nëse vula e Partisë i jepet kundërshtarit të tij politik brenda radhëve, Enkelejd Alibeaj. (Top Channel)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …