Kompania e Kosovës për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se situata e furnizimit me energji elektrike po përkeqësohet. Kjo kompani bën të ditur se si pasojë e rënies së njësisë A3 të termocentralit “Kosova A” në vend aktualisht po prodhohen më pak se 400 megavatë dhe kjo po bën gjendja me furnizim me rrymë, të përkeqësohet. “Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme. Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre. Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë eficiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që ti kapërcejmë ato sa më. Së bashku mund t’i dalim” thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …