Përkohësisht mbyllet QMF në Kijevë

Sot, Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19, ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë, pasi disa punëtorë shëndetësor në QMF në Kijevë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Rezultatet e punëtorëve shëndetësor janë konfirmuar sot nga IKSHPK, ndërsa punëtorët shëndetësorë, tani e disa ditë kanë qenë në vetizolim, mirëpo për shkak të sigurisë është sugjeruar mbyllja e QMF-së, derisa të përfundoj testimi i punëtorëve tjerë shëndetësore dhe të krijohen kushte për kryerjen e shërbimeve shëndetësore. Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, kërkon nga të gjithë qytetarët e kësaj ane, që për disa ditë, shërbimet shëndetësore ti kryejnë në QKMF në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …