BE përkrahë tri biznese në Malishevë

Tri biznese në Komunën e Malishevës, kanë përfituar grante nga Bashkimi Evropian, në projektet e tyre për zgjerimin e biznesit ekzistues, apo si biznese fillestare. Ky donacion është bërë përmes ARDA, dhe të enjten edhe zyrtarisht këto tri biznese lokale, i kanë nënshkruar kontratat e përfitimit të donacioneve të tyre, përmes së cilave, do të zgjerojnë bizneset e tyre dhe rrjedhimisht edhe rritjen e numrit të të punësuarve. Për këtë qëllim, në Malishevë, kanë qëndruar përfaqësuesit e ARDA-së, përkatësisht Nderim Bytyqi, drejtor i ARDA-së për rajonin e Prizrenit, me bashkëpunëtor, të cilët janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si dhe përfituesit e granteve të BE-së, i kanë nënshkruar kontratat. Sipas Bytyqit, shuma e përgjithshme e granteve, për të tri projektet është 27, 392.80 euro. Bazuar në grantet e Bashkimit Evropian për Kosovë, përkatësisht për përkrahjen e bizneseve të vogla, përfitues janë ato biznese të cilat kanë potencial të rritjes dhe përmes kësaj, krijohen edhe vende të reja pune. Të tre përfituesit, i ka uruar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. “Komuna nuk krijon vende pune, por ne krijojmë kushte për këtë dhe në kuadër të kësaj është edhe ky grant, që falë bashkëpunimit të komunës dhe ARDA-s, nga BE kanë përfituar këto biznese”, tha Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …