leoni

Përkrahësit e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny nuk heqin dorë nga protestat

Përkrahësit e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny kanë thënë se janë duke planifikuar ndryshimin e formave të protestave pavarësisht paralajmërimeve nga se mund të përballen me akuza penale nëse marrin pjesë në protesta. Ata kanë paralajmëruar se më 14 shkurt do të protestojnë duke përdorur dritën nga telefonat, elektrik dore dhe qirinj në shenjë mbështetje për kritikun e Kremlinit zyrtar, Aleksei Navalny. Kjo formë e protestës, sipas organizatorëve është përgjigje ndaj valës së parë të dhunës dhe shtypjes ndaj protestuesve nga ana e forcave të sigurisë. Ata kanë thënë se këtë formë të protestës e kanë menduar për t’ia bërë më të vështirë policisë të intervenojë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …