Përkujohet heroi i kombit, Haxhi Hoti - komandant "Lleshi" në 22 vjetorin e rëniës heroike të tij

Përkujohet heroi i kombit, Haxhi Hoti – komandant “Lleshi” në 22 vjetorin e rëniës heroike të tij

Familjarë, banorë të rajonit të Hasit dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së, dega në Has, kanë bërë sot homazhe pranë varrezave të këtij vendi, në 22-vjetorin e rënies së heroit të kombit Haxhi Hotit, i njohur si komandant Lleshi, e dëshmorëve të tjerë të rënë gjate luftës. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, dega në Has, Xhevad Thaçi tha se sot po përmbyllin “Javën e Dëshmorëve na Has”, dhe se po kujtojnë me shumë krenari ata që dhanë jetën për liri. Thaçi tha se në këtë përvjetor ndjehet i zhgënjyer me atë çfarë ka bërë shteti nga paslufta, për gjithë ata qe sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e Kosovës. Ai pati edhe një apel për presidentin e vendit, Hashim Thaçi. “Mos të shpërndajnë pa marrëveshjen me degën OVL Has, mirënjohje të subjekteve apo individëve, por të konsultohet me degën në Has. Sepse na kanë krijuar një nam problemesh. Duke i shpallur heronjtë përtej këtyre”, theksoi ai. Ndërsa, Fetah Begolli, ish-ushtar i UÇK-së tha se shokët e Haxhi Hotit dhe vetë ai rrugëtimin e tyre drejt lirisë, e kanë pasur me dëshirën më të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …