Në shënim të 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit dhe intelektualit të shquar, Dr. Xhelal Mitrovica, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, ka pritur familjarët e tij. Gjatë këtij takimi, nënkryetari Kamberi fillimisht ka falënderuar profesorin, Fazli Hajrizi i cili ka qenë edhe iniciator i organizimit të manifestimit për 100 vjetorin e lindjes së Dr.Xhelal Mitrovica, dhe gatishmërinë e treguar nga ekzekutivi për të mbështetur iniciativa tilla në promovimin e patriotëve dhe atdhetarëve shqiptarë. ëtë takim morën pjesë edhe vajzat e Dr.Xhelal Mitrovicës dhe djali Dervishi, i cili ndonëse me vite larg atdheut, tregoi se si babai i tyre i ka rritur me tradita shqiptare dhe se në shtëpinë e tyre zakonet e tradita shqiptare asnjëherë nuk kanë munguar. “Ndonëse të emocionuara, me një shqipe te pastër e cila tingëllonte shumë bukur, vajza Lolita ka falënderuar Komunën e Mitrovicës dhe përpjekjet për të larguar pluhurin i cili ka mbuluar veprat dhe idealin e shumë veprimtarëve shqiptarë, andaj tani ka ardhur koha që të shpalosen meritat dhe kontributi i tyre i cili duhet të jetë edhe udhërrëfyes për gjeneratat e reja”, thuhet në njoftim. Ndërsa, nënkryetari Kamberi ka shtuar se si institucione dhe si komunë kanë për obligim që gjeneratave të reja t’u shpalosin folklorin kombëtarë, njerëzit vullnetmirë dhe personalitetet e shquara të çështjes kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …