Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor, kanë përkujtuar dhe vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Shishmon të Bokës, ku në betejën e përgjakshme te “Livadhet e Gata” morën përjetësinë 14 luftëtarë të lirisë. Kryetari Ramosaj tha se, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është krenaria më e madhe e vendit tonë. Andaj, duke përkujtuar datat e rëndësishme historike, nderojmë dhe lartësojmë vlerën e kësaj lufte për liri. E tillë është edhe data 29 Mars 1999, ku në Shishmon të Bokës, në betejën e përgjakshme te “Livadhet e Gata” morrën përjetësinë 14 luftëtarë të lirisë!