Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Opterushë

Në 19-të vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Opterushë të Komunës së Rahovecit, janë bërë homazhe, nderime dhe janë vendosur kurora me lule, në shenjë respekti për jetën dhe veprën e të rënëve të vitit 1999, për lirin e Kosovës. Përveç familjareve, qytetarëve të fshatit Opterushë dhe fshatrave përreth, homazhe, nderime dhe vendosje të kurorave me lule tek varret e të rënëve, kanë bërë zyrtarë komunal, të prirë nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Afrim Dina kryesues i Kuvendit Komunal, të shoqëruar nga drejtor të Drejtorive Komunale dhe përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …